Producentja dhe gazetarja e njohur, Dalina Buzi, ka qenë e ftuar së fundmi në një intervistë për “Top Albania Radio”. Dalina u pyet për opinionet e saj rreth disa banorëve më të komentuar të shtëpisë së “Big Brother VIP”, ku si gjithnjë foli pa dorashka. Përsa i përket Amosit, Dalina u shpreh se është konkurrenti i cili nuk i pëlqen fare, teksa e konsideroi deklaratën e tij për Luizin një të folur ‘alabakësh’. Gazetarja dha një koment edhe për Olta Gixharin, për të cilën tregoi se ka një shoqëri të vjetër, mirëpo loja e saj në shtëpi e ka zhgënjyer.…
Author: Lokimagazine
Pasi Luizi u kthye në kryefjalën e këtij sezoni të “Big Brother VIP”, kudo nëpër rrjetet sociale ndjekësit filluan të shpërndanin intervistat e tij të vjetra apo këngët që ka performuar dikur. Mirëpo, ata janë afeksionuar aq shumë sa që ditët e fundit kanë shpërndarë foto të Luizit me ish partneren e tij, vajzën e Jozefina Topallit, ku bëhet krahasimi me Kiarën në pamje. Mos ndoshta Luizi prandaj pati këtë impakt me Kiarën që prej fillimi? Gjithashtu, pas një bisede të Luizit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, videoja filloi të komentohej akoma më shumë. Ditën e djeshme, Luizi po…
Një ngjarje e bujshme si ajo e sëmundjes së Luizit në BBV nuk mund të kalonte pa u komentuar edhe nga regjisori i formatit, Eduart Grishaj. Gjatë intervistës së tij për “Wake Up”, regjisori u pyet se cili ishte momenti më i vështirë për stafin gjatë këtij edicioni të dytë. Eduarti foli pikërisht për ngjarjen e Luizit, për të cilën u shpreh se ishte diçka shumë e papritur për të gjithë produksionin, por sipas tij ishte një ngjarje e shpikur për të bërë për vete Kiarën. “Më e papritura ishte kur Luizi po i thoshte Kiarës që jam i semurë…
Deklarata e Luiz Ejllit për Beatrix Ramosajn ditën e djeshme është bërë tashmë e ditur thuajse për të gjithë. Mirëpo duket se kjo nuk qenka hera e parë që Luizi ironizon hapur Triksën. shkruan lokimagazine.com Teksa këngëtarja ishte pjesë e “Big Brother VIP” 1 vit me parë, ajo u bë virale në rrjet për një shprehje të thënë brenda shtëpisë së BBV. “Si i thonë bukur në shqip”, tha Triksa dhe kaq mjaftoi që memet “të plasnin”. Në mesin e reagimeve për shprehjen e Triksës ka qenë dhe Luiz Ejlli. Asokohe ai postoi disa foto në rrjetin social, Facebook, ku…
Pas përplasjeve dhe ofendimeve ndaj njëri tjetrit, Tea dhe Luizi e krisën marrëdhenien e mirë që kishin me njëri tjetrin pak kohë më parë. Ditën e sotme ata janë munduar të realizojnë një bisedë sqaruese me njëri tjetrin, mirëpo duket se biseda ka dështuar. Tea iu drejtua Luizit se nuk ka më aspak respekt për të, madje i kërkoi as mos t’i fliste fare gjatë qëndrimit në shtëpi. Nga ana tjetër, Luizi iu përgjigj se e ka arritur qëllimin t’a bëjë Tean shumë të dobët në lojë dhe se ‘do t’a përcjellë me ceremoni jashtë’. https://www.instagram.com/reel/CnogWz1htjW/?igshid=YmMyMTA2M2Y= https://www.instagram.com/reel/Cnog_BZh9C8/?igshid=YmMyMTA2M2Y=
Konkurrentja e “Big Brother VIP”, Efi Dhedhes, ka folur për herë të parë për personin që e pret jashtë shtëpisë më të famshme. Në një bisedë me banorët e tjerë, ajo tregoi se djali me të cilin ajo është në një njohje është ekonomist, mirëpo nuk preferoi të tregonte emrin e tij teksa po ngacmohej nga banorët. “Është amorja ime dhe ja kam vënë emrin Genci, është ekonomist”- tregoi Efi. https://www.instagram.com/reel/CnofhAphN5c/?igshid=YmMyMTA2M2Y= Kujtojmë se gjatë rrëfimit të saj në BBV, Efi përfshiu edhe djalin në fjalë, për të cilin tregoi se kishte mbështetjen e tij për pjesmarrjen në këtë format.
Duket se përplasjet mes Zhaklin Lekatarit dhe Shqipe Hysenajt nuk kanë të ndalur! Pas përplasjes së bujshme që patën pak kohë më parë, tashmë Shqipja ka publikuar një video në rrjetet sociale ku flet për pozicionin e Zhaklinës si opinioniste e “Big Brother VIP Albania”. “I ka rënë taksirati Zhaklinës të japë mendime për konkurrentët brenda. Një person që të japë mendim për mua duhet të jetë shumë i kulluar, shumë i vërtetë, shumë person pozitiv dhe i saktë që unë t’a dëgjoj dhe të ketë një të kaluar shumë të ndritur, të jetë shumë i frytshëm në mendime, por…
Gjatë intervistës për programin e mëngjesit, Wake Up, regjisori Eduart Grishaj foli edhe për hyrjet e reja në “Big Brother VIP”. I pyetur nga moderatorët nëse këngëtari Butrint Imeri do të bëhej pjesë e shtëpisë, Eduarti u përgjigj se dy banorë shumë të fortë dhe interesant janë gati, mirëpo preferoi të mos tregonte nëse një prej tyre do të jetë Butrinti. Regjisori shtoi se do të ketë shumë hyrje të reja në vazhdim, përpos dy personazheve që pritet të hyjnë së shpejti. Nga ana tjetër, reperi po vazhdon të ngacmojë ndjekësit me postimet e tij. Pasi nuk u shfaq puntatën…
Një prej banorëve që iu bashkua shtëpisë së “Big Brother VIP” pak javë pas nisjes së programit është Eni Tare. Ndryshe nga banoret e tjerë që janë të prirur për sherre, drama dhe debate të forta, Eni është një natyrë komplet tjetër. Megjithëse Enin e shohim mjaft të qeshur, së fundmi ai ka treguar një histori mjaft prekëse nga jeta e tij. Teksa po diskutonte me banorët e shtëpisë, Eni tregoi se ka kaluar një fëmijëri mjaft të vështirë për shkak të babait të tij të alkoolizuar. Eni tregoi se prindërit e tij janë divorcuar, por traumat i kanë mbetur…
Tea Trifoni ka qenë një nga personazhet më hermetik përsa i përket jetës private e rrallëherë ka folur rreth divorcit të prindërve. Edhe gjatë kohës që ka qenë pjesë e Per’puthen, por edhe në rrëfimin e jetës së saj në “Big Brother VIP”, Tea ka preferuar mos të japë asnjëherë detaje rreth kësaj teme. Ditën e sotme, tek ka qenë duke biseduar me Enin në oborr, ky i fundit e pyeti Tean për përjetimet që ka patur për shkak të divorcit të prindërve. Sërish Tea u kujdes mos të tregonte shumë, por u shpreh se nuk ka patur një ndikim…