Dje në “Fan Club” përveç diskutimeve, ka pasur edhe momente shumë të bukura.
Në program ndodhi takimi i shumëpritur mes vëllait të Einxhelit dhe DJ Dagz-it.
Shkak për këtë u bë këngëtarja e njohur, Big Mama, e cila e qeshur dhe me energjinë e saj, ka arritur t’i bëjë të dy bashkë, teksa shprehet për Dagz-in:
“Djalin e kemi shumë të mirë”.
Kujtojmë se historia e DJ Dagz-it dhe moderatores, Einxhel Shkira ka nisur brenda në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.
Dyshja përveç bisedave që kishin për vazhdimësinë e programit, marrëdhënien e tyre ata kaluan edhe momente intime së bashku.
Duket se edhe kur të takohen jashtë marrëdhënia e tyre ka për të vajtur po aq mirë sa brenda shtëpisë.
Tashmë zyrtarisht finalistë janë aktori Donald Veshaj, balerini Ilir Shaqiri, modelja Beniada Nishani dhe moderatorja Einxhel Shkira.
Katër banorët e mbetur janë në garë për çmimin kryesor prej 115 mijë eurosh, fitues do të shpallet në finalen e madhe që mbahet më 18 shkurt.
Kujtojmë që formati i “Big Brother VIP” u rikthye pas katër vitesh dhe për herë të parë pjesë e tij u bën personazhe të njohura.