Krahas debateve, Arditi është një nga konkurrentët që është komentuar shumë, edhe për raportin me Beniadën.
Që në ditët e para ai u shpreh se ajo është vajza që i pëlqen më shumë brenda shtëpisë dhe e la të hapur mundësinë e një romance.
Sakaq, gjatë një loje të organizuar pak ditë më parë ku ata ishin nusja dhe dhëndri në një dasmë të improvizuar brenda shtëpisë, u puthën në buzë.
Por duket se marrëdhënia mes tyre është krisur. Së fundmi këngëtari ka refuzuar t’i flasë modeles pa treguar arsyen.
Nga ana tjetër, ajo ka këmbënguluar vazhdimisht të mësojë se çfarë ka ndodhur, duke iu afruar çdo moment.
“Çfarë gabimi kam bërë? Që unë ta kuptoj dhe ta përmiurësoj. Duhet ta di”, dëgjohet të thotë Beniada.
Edhe pse Fifi ka “ndërmjetësuar” dhe është përpjekur të flasë me Arditin, ai nuk ka folur as me të.