Ermal Fejzullahun e shikojmë në botën e muzikës prej dy dekadash.
Megjithese mundohet ti evitojë daljet publike dhe intervistat e tij janë shumë të rralla, së fundmi këngëtari ka realizuar një intervistë për “Natën me Aulonën”, ku ka rrëfyer disa momente të rëndësishme nga jeta e tij personale dhe profesionale.
Ai tregoi se i është nevojitur ndihma e psikologu, ndonëse tashmë ajo situatë e vështirë ka kaluar dhe ndjehet më mirë.
“Nuk është e lehtë asgjë. Njerëzit shohin këtë ditë ku je, por askush nuk i llogaritë këto 19 vite sa vështirësi ka pasur që të arrish të jesh një artist i rregullt dhe me pas peshë në punën që bën. Ka pasur momente shumë të vështira, po unë nisem me atë që njeriu është i bërë për sfida. Edhe sa më shumë momente të vështira, të bëjnë më të fortë dhe më të përgjegjshëm. Dhe je më i suksesshëm. Në një kohë kam pasur një ngarkesë psikologjike, më është krijuar një lloj ankthi. “Çrregullim paniku”, ma kanë konstatuar më pas.
Kam qenë tek psikologu, psikologu është për njërzit. Në fillim nuk kam ditur çfarë problemi kam. Kam menduar se kam probleme me mushkëritë. Më dukej sikur më merrej fryma”, është shprehur këngëtari.
I pyetur mbi jetën private dhe zgjerimin e familjes ai tha: “Jam shumë i lumtur me familjen që kam. Ariana ka qenë më pranë fëmijëve pasi unë kam qenë më i angazhuar. Momentalisht nuk kemi plane për zgjerimin e familjes.”