Që të kesh në krah një aktor humori që i bën të gjithë për të qeshur, nuk është aq e lehtë sa mund të mendojmë të gjithë ne të tjerët.
Natyrisht, e kemi të vështirë ta mendojmë se Bes Kallaku bëhet serioz, edhe më shumë se duhet ndonjëherë, por Xhensila ia di mirë pikat e dobëta, madje edhe herët kur jo çdo gjë shkon ashtu si duket në sytë e publikut.
Në një rrëfim të rrallë në “A live night”, Xhensila ka folur për raportin e saj me Besit, herët kur jo çdo gjë ka shkuar siç kanë dashur ata të dy, madje edhe për propozimin që nuk u bë herën e parë, sepse ajo e zbuloi para kohe surprizën e propozimit dhe e gjitha u anulua.
“Për propozimin e martesës, ne ishim në Meksikë, në Kankun, dhe Besi kishte organizuar gjithçka buzë oqeanit. Një shtëpi me tenda, me ata mariaçët që do hynin ndërkohë që Besi do më propozonte për martesë dhe pikërisht një natë më përpara unë pashë këtë skenën me një çift tjetër. i thashë Besit: ‘Ua, sa bukur Besi, lum si ajo”. Ai nuk dinte ku të fuste kokën, u mërzit pak dhe tha ‘pse dreqin duhet të ndodhte kjo situatë?’. Unë e kuptova që do ndodhte diçka e tillë të nesërmen. Kështu ndodhi. Kur unë zbres, ai merr rrugën nga tenda dhe i them ‘do më surprizosh, iku surpriza, duhet të jetë më romantik’. Besi tentoi që të më propozonte sërish, se e para u dogj, se nuk e pranoja, se jam shumë romantike dhe doja diçka surprizë. Më propozoi me fustan të bardhë, ndërkohë që bënim fotot e dasmës, kështu që vetëm propozim nuk ishte. Ai e kishte marrë me kohë aprovimin….”
Por Xhensila tha se, si të gjithë, edhe ata kanë kaluar momente të vështira: “Kemi kaluar shumë momente të vështira. Është jetë, çdokush i kalon. Ajo që na ka mbajtur shumë fort me njëri-tjetrin ka qenë besimi në Zot që na ka bashkuar, edhe me besimin tonë në dashuri. E kemi gjetur gjithmonë atë rrugën për të kapërcyer çdo moment të vështirë dhe për të qenë bashkë sërish me njëri-tjetrin”.
Burimi: /RevistaClass