Pas javësh me aludime për fundin e marrëdhënies së tyre, Sarah Berisha ka konfirmuar se ajo dhe DJ PM nuk janë më bashkë.
Dyshimet ishin shtuar pasi fansat vunë re se Sarah dhe PM nuk ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram. Deri tani, asnjëri prej tyre nuk kishte folur hapur për atë që kishte ndodhur mes tyre.
Sarah ka zgjedhur ta sqarojë situatën gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagram. E pyetur nëse vazhdon të jetë në një lidhje me DJ PM, influencerja konfirmoi ndarjen dhe zbuloi se ajo kishte ndodhur disa muaj më parë.
“Jo, ne nuk jemi më bashkë. U bë disa muaj që jemi ndarë (shumë përpara se të dilte lajmi)”, shkroi Sarah.
Ajo nuk dha detaje për arsyet që çuan në përfundimin e marrëdhënies, duke lënë të kuptohet se preferon që kjo pjesë të mbetet private.
“Disa gjëra janë të shkruara për të mos zgjatur gjithmonë, por e mira është që kur marrin fund të ruajmë respekt për njëri-tjetrin”, shtoi ajo.

Sarah shpjegoi gjithashtu se vendosi të fliste për shkak të publikut që e kishte mbështetur çiftin që nga fillimi i historisë së tyre në “Big Brother VIP Albania”.
“Këtë përgjigje po e jap sepse e ndjej dhe si ‘detyrim’ për të gjithë ata që na kanë mbështetur si në Big, por dhe jashtë”, shkroi ajo.
Në fund, Sarah e bëri të qartë se ky do të jetë edhe sqarimi i saj i fundit për marrëdhënien me DJ PM: “Këtë temë s’do ta hap më”.
Sarah Berisha dhe DJ PM u njohën gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Albania”, ku nisi edhe historia e tyre e dashurisë, e cila vazhdoi për disa vite jashtë shtëpisë.
