Në pritje të ëmbël, Nevina Shtylla zbulon gjininë e bebit

Nevina Shtylla dhe partneri i saj janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, ndërsa moderatorja ka zbuluar tashmë edhe gjininë e bebit.

Lajmin e ka ndarë gjatë emisionit “E Diell”, ku është transmetuar edhe momenti i “gender reveal”, duke bërë të ditur se çifti do të bëhet me djalë.

Në pamjet e publikuara më pas në rrjetet sociale, Nevina shfaqet krah partnerit të saj gjatë momentit të zbulimit, ndërsa të dy duken të buzëqeshur dhe të emocionuar për lajmin.

Moderatorja kishte bërë publike më herët shtatzëninë, ndërsa tani ka ndarë me publikun një tjetër detaj nga kjo periudhë e jetës së saj.

Me zbulimin e gjinisë, Nevina dhe partneri i saj tashmë po përgatiten për ardhjen në jetë të djalit të tyre.