Instagram sjell risinë: Mund të shihni cili person po ju bën “stalking”, ja si!

Gjiganti teknologjik Meta po lançon një version të ri me pagesë të platformës së tij të famshme, të quajtur “Instagram Plus”.

Ky abonim, i cili do të kushtojë 3.99 dollarë në muaj, do t’u japë përdoruesve qasje në disa opsione ekskluzive, duke thyer kështu një nga privatësitë më të rëndësishme të aplikacionit deri më sot.

Ndryshimi më i madh që pritet të sjellë ky version ka të bëjë pikërisht me “Story-t”. Për herë të parë, përdoruesit e thjeshtë do të kenë mundësinë të shohin saktësisht se kush po ua rihap apo po ua rishikon postimet e tyre të përkohshme, duke zbuluar hapur personat që po u bëjnë “stalking”.

Përveç kësaj, abonimi do të ofrojë mundësinë që “Story-t” të qëndrojnë aktive për 48 orë në vend të 24 orëve të zakonshme, si dhe mjete të avancuara të kërkimit për shikuesit.

Kompania Meta ka konfirmuar se versioni falas i Instagramit do të vazhdojë të mbetet i disponueshëm si gjithmonë, duke sqaruar se “Instagram Plus” është krijuar posaçërisht për ata përdorues që duan më shumë kontroll mbi audiencën dhe shikueshmërinë e tyre.