Arsyeja e pazakontë pse Luana Vjollca shkon në Dubai

Dubai është një prej destinacioneve më të preferuara nga personazhet e njohur shqiptarë për pushime, por në rastin e Luana Vjollcës arsyeja e udhëtimit është krejt tjetër.

Moderatorja ndodhet sërish në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe këtë herë ka treguar vetë se çfarë e çon në Dubai. Përmes një postimi në Instagram, Luana ka zbuluar se udhëton atje për trajtimet e saj dentare.

“Dubai duket fun, për mua s’është. Vij vetëm për dhëmbët dhe jam që sonte me frikë për nesër nga anestezia”, ka shkruar ajo krahas një pamjeje nga qyteti.

Nga reagimi i saj duket se vizita e radhës te dentisti nuk është diçka që Luana po e pret me shumë qetësi. Moderatorja ka pranuar se që një natë më parë po mendon për procedurën dhe veçanërisht për anestezinë.

Kështu, ndërsa Dubai mund të duket si sinonim i pushimeve dhe argëtimit, për Luanën është kthyer në destinacionin ku kujdeset për dhëmbët.

Madje, ajo e përmblodhi vetë më së miri situatën, duke ua bërë të qartë ndjekësve se udhëtimet e saj drejt Dubait nuk janë gjithmonë aq “fun” sa mund të duken nga Instagrami.