Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Shqipëria në mbështetje të Izraelit, shpërthen Andi Bushati: “Qëndrim ekstremist ndaj një vendi që vret fëmijë”

LokimagazineLokimagazine20 June, 2025

Analisti Andi Bushati, ka debatuar me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, lidhur me qëndrimin e Shqipërisë ndaj Izraelit, për konfliktin me Iranin, por edhe për situatën në Gaza.

Andi Bushati: E kam ndjekur qëndrimin e qeverisë shqiptare dhe më duket qëndrim ekstremist ndaj një vendi si Izraeli, që edhe nga vetë izraelitët sot, po akuzohet se po bën genocid, po shfaros të pafajshëm, pleq, fëmijë. Jemi para një holokausti të dytë. Pavarësisht kësaj që është qëndrim moral, ka edhe qëndrime që nuk përputhen. Duke bombarduar Iranin, Izraeli po shkel neni 2 ta Kartës së OKB dhe protokollin e Gjenevës, që ndalon goditjen në mënyrë preventive, në vende ku ka përpunim nuklear. Qëndrimi i qeverisë shqiptare është të mbështesim të drejtën e Izraelit për t’u vetëmbrojtur.

Është tjetër gjë e drejta për vetëmbrojtje dhe totalisht tjetër gjë, justifikimi përmes kësaj, i sulmeve preventive të pajustifikuara. Sot shohim SHBA-të, ka një debat mes Presidentit dhe shefes së inteligjencës, që ka apo jo Irani bombën bërthamore. A jemi në pikën që duhet goditur dhe derisa shtete shumë të fuqishme, kanë këtë dilemë, Shqipëria një vend i vogël, që strehon opozitën, por duhet të jemi sensitivë sepse është vend me një komunitet të rëndësishëm të një besimi të caktuar. Duhet të jemi sensitivë edhe ndaj atyre. Të bëhemi më katolikë se papa, mos keni shkuar më larg sesa duhet?

Igli Hasani: Nuk më duket se kemi shkuar më larg sesa duhet. Këto janë deduksionet tuaja. Qëndrimet tona janë në përputhje me komunitetin ndërkombëtar perëndimor, me vendet demokratike. Janë qëndrime që kemi mbajtur në unison. Kjo është konstante, e pandryshueshme dhe po vijojmë ti bashkohemi zërave të miqve dhe partnerëve. Më lejoni të mos komentoj mbi deduksione sepse po shkojnë në drejtim që nuk i përgjigjen realitetit.

Sa i përket komuniteteve, rezultati i zgjedhjeve ka treguar se kemi mbështetje dërrmuese edhe për politikën e jashtme dhe do të vijojnë të jemi krah për krah aleatëve tanë, vendeve të BE, SHBA dhe shteteve që na kanë mëbshtetur tradicionalisht. Nuk mund të gjejmë justifikim në veprimet agresive të Ajatollahëve, ndaj Izraelit, rendit dhe paqes në botë apo edhe Shqipërinë, një vend që na ka sulmuar tre vite më parë dhe e ka konsideruar si vend me mundësi për të agresuar.

Andi Bushati: Besoj se nuk është deduksion fakti se duke goditur dhe bombarduar në mënyrë unilaterale Izraeli ka shkelur Kartën e OKB dhe Protokollin e Gjenevës. Shqipëria bën sikur këto fakte nuk ekzisetojnë. Këto më duken absurde.

Igli Hasani: As OKB dhe asnjë nga agjencitë përgjegjëse, nuk ka marrë ndonjë qëndrim të tillë, ndaj them se është deduksion. Nuk ka asgjë të shkruar për situtatën.

Andi Bushati: Sulmet preventive dënohen. Nesër Rusia godet dikë se thotë…

Redi Shehu: Kur godet Rusia ju e dënoni.

Igli Hasani: Nuk jemi Hezbollah zotëri.

Redi Shehu: Po themi juridikisht. Irani ka problemet e veta, është shtet terrorist nëse do, por kur shkel Rusia, ngrihet komuniteti ndërkombëtar. Kur e bën Izraeli nuk ngrihet njeri.

Igli Hasani: Askush nuk ka denoncuar qëndrimet e deritanishme. Ne do të vijojmë rrugën që kemi ndjekur.

Related Posts

Zbulohet raporti psikiatrik për Naim Murselin, ja çfarë thotë rezultati

11 July, 2025

Hapi gropë në rërën e plazhit për të luajtur, humb jetën 17-vjeçari

11 July, 2025

Tragjike/ Festoi blerjen e shtëpisë së re me hedhje mbrapsh, vdes 18-vjeçari — dëmtoi kokën

10 July, 2025

Kujdes! Tani do të dënoheni me 3 vite burg nëse parkoni makinën në këtë mënyrë…

10 July, 2025

Category

  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Sport

Company

  • Advertising
  • Contact Info
  • DNSP Information
  • About Us
  • Social Media

Services

  • Customer Support
  • Work With Us
Don't miss

Xhensila Myrtezaj i bën dhuratën super luksoze Ledri Vulës?

“Trupi i përkiste shtetit, partisë” – Monika Lubonja rrëfen për jetën intime të grave në komunizëm

Zbulohet raporti psikiatrik për Naim Murselin, ja çfarë thotë rezultati

© 2024 Lokimagazine.com | Vendi juaj perfekt për të gjetur lajmin që po kërkoni!
  • Privacy Policy
  • Terms & Conditions
  • Disclaimer

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.