Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

“I preu dorën”- Sulm me thikë në banesën e Andrew dhe Tristan Tate në Rumani – një person i plagosur rëndë

LokimagazineLokimagazine19 June, 2025

Një person ende i paidentifikuar ka hyrë me forcë në banesën e vëllezërve Andrew dhe Tristan Tate në Rumani, duke sulmuar me thikë një punëtor ndërtimi që po punonte në garazhin e tyre.

Lajmi u bë i ditur fillimisht nga vetë Andrew Tate përmes rrjeteve sociale, ku deklaroi se “një burrë i çmendur i preu dorën një punëtori”, i cili më pas është dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore.

Sipas burimeve lokale të cituara nga portali Gândul, autori i krimit ishte parë më herët duke u endur pranë banesës së tyre dhe është kthyer disa orë më pas, ku është ndaluar nga sigurimi privat dhe më pas arrestuar nga policia rumune.

Ngjarja ndodh në një kohë të ngarkuar për vëllezërit Tate, të cilët përballen me akuza të rënda penale në Rumani për trafikim njerëzish, përdhunim dhe formim grupi kriminal, të cilat ata i mohojnë kategorikisht.

Ata janë në gjendje të lirë, por nën kontrolle gjyqësore, dhe mund të udhëtojnë vetëm me leje të posaçme.

Në Mbretërinë e Bashkuar, Andrew Tate përballet gjithashtu me 10 akuza të tjera penale, përfshirë përdhunim, trafikim dhe dhunë fizike, ndërsa Tristan me 11 akuza të ngjashme.

Prokuroria britanike ka deklaruar se gjyqet në Rumani duhet të përfundojnë përpara se çështjet në Britani të vazhdojnë.

Përveç kësaj, Andrew Tate është gjithashtu i paditur në një proces civil në Londër nga katër gra, një gjyq që pritet të zhvillohet në vitin 2027.

Related Posts

Shkak bëhet kondicioneri, mbi 60 të vdekur në një qendër tregtare — pamje të rënda (Video)

17 July, 2025

Ka humbur mbi 10 kg, Erion Veliaj përfundon në spital

17 July, 2025

Naim Murseli shfaqet me pamje të re, ka mbjellë flokët në burg (Foto)

17 July, 2025

E rëndë në Astir/ Familjarët gjejnë djalin pa jetë në parkimin e pallatit — detajet e para

16 July, 2025

Category

  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Sport

Company

  • Advertising
  • Contact Info
  • DNSP Information
  • About Us
  • Social Media

Services

  • Customer Support
  • Work With Us
Don't miss

Dafina Zeqiri bëhet nënë për herë të parë

Mevlan Shaba ndan për herë të parë portretin e vajzës së tij, Mei (Foto)

Shkak bëhet kondicioneri, mbi 60 të vdekur në një qendër tregtare — pamje të rënda (Video)

© 2024 Lokimagazine.com | Vendi juaj perfekt për të gjetur lajmin që po kërkoni!
  • Privacy Policy
  • Terms & Conditions
  • Disclaimer

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.