Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Putin lëshon mbi Ukrainë bombën më të madhe që nga fillimi i luftës

LokimagazineLokimagazine7 June, 2025

Presidenti rus Vladimir Putin ka lëshuar një nga sulmet më të fuqishme që nga fillimi i luftës në qytetin verilindor të Ukrainës, Kharkiv.

Një grua që mbante një qen duke u ndihmuar nga një oficer pranë vendit të një sulmi ajror në Kharkiv (Foto: EPA)

Mbrëmjen e kaluar, qyteti u përball me një breshëri shpërthimesh të vazhdueshme nga raketa, dronë kamikazë iranianë “Shahed” dhe bomba ajrore drejtuese, të cilat kanë shkaktuar të paktën 3 viktima dhe 21 të plagosur, përfshirë dy fëmijë.

Guvernatori rajonal, Oleg Synegubov, konfirmoi se dëmet materiale janë të mëdha, ndërsa kryetari i bashkisë së Kharkiv-it, Ihor Terekhov, deklaroi se:

“Kharkiv po përjeton sulmin më të fuqishëm që nga nisja e luftës në shkallë të plotë. Brenda vetëm një ore e gjysmë janë dëgjuar mbi 40 shpërthime.”

Sipas të dhënave paraprake, forcat ruse kanë përdorur 48 dronë “Shahed”, dy raketa dhe katër bomba ajrore drejtuese gjatë këtij operacioni.

Sulmi ka dëmtuar rëndë 18 ndërtesa banimi dhe 13 shtëpi private. Tym dhe zjarr vijojnë të përfshijnë disa zona të qytetit edhe orë pas sulmit, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit po punojnë për të nxjerrë njerëzit që mund të kenë mbetur nën rrënoja.

Ndërkohë, edhe në qytetin jugor të Kherson-it, një çift humbi jetën nga bombardimet, të cilat shkaktuan dëme të mëdha në dy pallate.

Sulme janë raportuar gjithashtu në Dnipropetrovsk, Odesa dhe Ternopil, teksa bilanci i përgjithshëm në 24 orët e fundit tregon të paktën 6 të vdekur dhe 80 të plagosur, përfshirë edhe 3 punonjës emergjence në Kiev.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se forcat ruse kanë lëshuar mbi 400 dronë dhe 40 raketa vetëm në një ditë, ndërsa vlerësoi përpjekjet e shërbimeve të emergjencës dhe u kërkoi aleatëve ndërkombëtarë të rrisin ndihmën ushtarake.

Related Posts

E rëndë/ Shokët e prisnin për ndeshjen, futbollisti shqiptar i jep fund jetës — hidhet nga kati i 8-të

17 June, 2025

Marina Amerikane i vjen në mbrojtje Izraelit nga sulmet iraniane

17 June, 2025

E papritur/ Cristiano Ronaldo i dërgon një mesazh presidentit Trump në lidhje me luftën Izrael-Iran

17 June, 2025

Fluturimi i Air India për në Londër anulohet në minutën e fundit për shkak të problemeve teknike

17 June, 2025

Category

  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Sport

Company

  • Advertising
  • Contact Info
  • DNSP Information
  • About Us
  • Social Media

Services

  • Customer Support
  • Work With Us
Don't miss

E rëndë/ Shokët e prisnin për ndeshjen, futbollisti shqiptar i jep fund jetës — hidhet nga kati i 8-të

Eliona Pitarka zbulon gjininë e bebit: “Universi nuk bën më surpriza” (FOTO)

Marina Amerikane i vjen në mbrojtje Izraelit nga sulmet iraniane

© 2024 Lokimagazine.com | Vendi juaj perfekt për të gjetur lajmin që po kërkoni!
  • Privacy Policy
  • Terms & Conditions
  • Disclaimer

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.