Moderatorja e njohur Arbana Osmani vijon të qëndrojë e rezervuar lidhur me rikthimin e saj në ekran, pas një pushimi dyvjeçar nga televizioni.
Ajo u tërhoq nga drejtimi i Big Brother VIP Albania pas dy sezoneve të para, ndërsa moderimin e edicioneve të tretë dhe të katërt e mori Ledion Liço.
Largimi i Arbanës nga spektakli dhe mungesa e saj në projektet e reja televizive nxiti për një kohë të gjatë spekulime mbi raportet e saj me stafin e Top Channel.
Madje, për një periudhë ajo hoqi nga ndjekja në rrjete sociale televizionin, Ledionin dhe motrat Hoxha, çka u interpretua si një krisje e dukshme në marrëdhënie.
Për shumë kohë është përfolur se ajo do të kalonte në TV Klan, me një format të ri në qendër të vëmendjes, por veprimet më të fundit të Arbanës në Instagram po ngrenë dyshime të reja për një rikthim të mundshëm në Top Channel — ndoshta edhe në drejtimin e Big Brother VIP Albania.
Ajo ka nisur sërish të ndjekë në Instagram:
- Televizionin Top Channel
- Lori & Sara Hoxha
- Ledion Liço
Ky veprim është parë si një sinjal i qartë i shkrirjes së akujve, duke lënë hapur mundësinë që Arbana Osmani të rikthehet pranë shtëpisë mediatike ku ndërtoi pjesën më të madhe të karrierës.
Për momentin, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga moderatorja apo televizioni, por zërat për rikthimin e saj në drejtimin e Big Brother VIP Albania, ose në një format tërësisht të ri, po qarkullojnë.