Kiara Tito nuk fshihet më, zbulon të vërtetën: A është shtatzënë?

Prej disa ditësh në rrjet po qarkullon një foto e Kiara Titos që ka ngjallur dyshime dhe komente të shumta.

Moderatorja shihej me një pamje ndryshe, dhe shumë ndjekës aluduan se ajo mund të ishte në pritje të ëmbël për herë të dytë, pas lindjes së vajzës Luna Mari.

Por për të qartësuar çdo thashethem, ka reaguar vetë Kiara përmes Instagramit.

E pyetur nga një ndjekës nëse është sërish shtatzënë, ajo është përgjigjur shkurt dhe qartë: “Jo.”

Me këtë reagim, Kiara i ka dhënë fund zërave, duke bërë të ditur se nuk ka asnjë shtatzëni në horizont.