Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

“Luftëtari” shqiptar i MMA largohet me barrelë nga ringu, kundërshtari e mund me nokaut të rëndë

LokimagazineLokimagazine18 May, 2025

Një mbrëmje dramatike për sportistin shqiptar të MMA-së, Arijan Topallaj, i cili humbi ndjenjat gjatë përballjes së zhvilluar të shtunën në kuadër të eventit “Oktagon”, në arenën BMW Park.

Përballë tij ishte irlandezi Denis Frimpong, i cili e mposhti me “nokaut teknik” në raundin e tretë, vetëm 44 sekonda pas rifillimit të raundit.

Topallaj, i njohur për rezistencën dhe shpirtin luftarak, përfundoi i shtrirë në tokë dhe u largua nga arena me barrelë, për t’u dërguar menjëherë në spital.

Sipas të dhënave paraprake, gjendja e tij nuk është serioze, megjithatë, për shkak të goditjeve në kokë, po mbahet nën kujdes të veçantë mjekësor.

Nga ana tjetër, Frimpong, 30-vjeçari nga Dublini, shfaqi një paraqitje të fuqishme në fundin e ndeshjes, duke përfituar nga lodhja fizike e kundërshtarit. Me një total prej 100 goditjesh, 47 më shumë se rivali shqiptar, ai arriti të marrë kontrollin total në raundin final dhe të fitojë admirimin e publikut.

Pas fitores, Frimpong shpërtheu në lot, duke ndarë emocionet e forta:
“Ai tha që nuk kisha zemër, por unë tregova më shumë se kaq. Rrezikova të humb lindjen e fëmijës tim, por gruaja më dha forcë. E gjithë kjo ishte për të,” – u shpreh ai mes emocionit.

Për Frimpong, kjo fitore është më shumë se një sukses sportiv – është një mesazh personal dhe një dedikim për familjen. Ndërsa për Topallajn, ky moment mbetet një nga më të vështirët në karrierë, por dhe një kujtesë për rreziqet që mbart ky sport ekstrem.

Related Posts

Irani bën bilancin: Ja sa njerëz humbën jetën nga lufta me Izraelin

24 June, 2025

Irani shkel armëpushimin! Kërcënon Izraeli: Teherani do tronditet

24 June, 2025

Hyn në fuqi armëpushimi Izrael-Iran! Trump paralajmëron: Mos e shkelni!

24 June, 2025

Trump njofton përfundimin e luftës Izrael-Iran, arrihet amëpushim i plotë

24 June, 2025

Category

  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Sport

Company

  • Advertising
  • Contact Info
  • DNSP Information
  • About Us
  • Social Media

Services

  • Customer Support
  • Work With Us
Don't miss

A do të lidhej me Xhensila Myrtezajn? Ja si përgjigjet Ledri Vula

Françeska Murati reagon pas zjarrit në banesë: “Më njoftuan ndjekësit. U tmerrova”

Irani bën bilancin: Ja sa njerëz humbën jetën nga lufta me Izraelin

© 2024 Lokimagazine.com | Vendi juaj perfekt për të gjetur lajmin që po kërkoni!
  • Privacy Policy
  • Terms & Conditions
  • Disclaimer

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.