VIDEO/ Rama i bën të papriturën të riut që e ofendoi në Itali, dalin pamjet

Një video e publikuar nga “JOQ Albania” po qarkullon në rrjet, ku kryeministri Edi Rama shfaqet duke zbritur nga një avion në Aeroportin e Napolit së bashku me një të ri, të cilin e mban me dorë në pjesën e pasme të qafës.

Pamjet janë filmuar nga brenda avionit dhe tregojnë Ramën dhe të riun duke zbritur shkallët, ndërsa në pistë ndodhen disa efektivë të policisë italiane. Pasi mbërrijnë poshtë, i riu kalon në duart e policëve dhe më pas shihet duke u shoqëruar drejt një automjeti.

Sipas dëshmisë së qytetarit që pretendon se ka filmuar dhe dërguar videon, incidenti ka nisur pasi i riu e ka sharë kryeministrin gjatë zbritjes nga avioni.

Deri tani nuk ka një sqarim zyrtar mbi rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa identiteti i të riut dhe statusi i tij pas shoqërimit nga autoritetet italiane nuk janë bërë të ditura.