Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Emrat/ Pezullohen 3 policë në Tiranë — I nxinë syrin të miturit

LokimagazineLokimagazine9 May, 2025

Tre efektivë të Komisariatit Nr.1 në Tiranë janë pezulluar nga detyra dhe ndaj tyre është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj një të mituri 14-vjeçar gjatë shoqërimit të tij në polici.

Lajmi u bë publik pas një denoncimi nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), pas ankesës së prindërve të të miturit.

Efektivët e pezulluar janë Rasim Dogjani, Durim Murrja dhe Xhorxhina Beqo. Ngjarja që solli këtë masë ka ndodhur më 12 prill 2025, në zonën e Kodrës së Liqenit, ku i mituri J.G. u ndalua nga policia për hedhje kapsollash.

Sipas deklaratës së KShH, gjatë shoqërimit në Komisariat, i mituri është dhunuar, çka është reflektuar në një hematomë në zonën pranë syrit dhe diagnozën mjekësore të dokumentuar si “Contuzion capitis, goditje me grushta”.

Verifikimet e mëvonshme të KShH zbuluan mospërputhje dhe parregullsi në dokumentacionin e ngjarjes, përfshirë korrigjime në emra dhe orare, mungesën e një vizite mjekësore në momentin e ndalimit dhe faktin se psikologia e regjistruar në dokumente nuk ka qenë fare e pranishme në komisariat, por vetëm në Spitalin e Traumës – ku i mituri u dërgua pas ndërhyrjes së prindërve.

KShH thekson se trajtimi i 14-vjeçarit ka qenë në kundërshtim me ligjet shqiptare, përfshirë Kodin e Procedurës Penale dhe Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur. Më 13 prill, prindërit e të miturit kanë depozituar kallëzim pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Prokurorisë së Tiranës.

Njoftimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore:

Në vijim të hetimeve lidhur me procedimin penal të vitit 2025, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka ekzekutuar Vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj 3 punonjësve të policisë të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kryerja e veprimeve arbitrare” në bashkëpunim dhe kundër fëmijëve.

N/Komisar Xh. B., me detyrë Specialiste / Përgjegjëse turni në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 1 Tiranë.

Inspektor D. M., me detyrë Trupë Shërbimi në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 1 Tiranë.

Inspektor R. D., me detyrë Trupë Shërbimi në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 1 Tiranë.

Caktimi i masave të sigurimit personal u bë i mundur pasi me datë 12/04/2025 këta punonjës policie dyshohet se kanë kryer veprime arbitrare gjatë shoqërimit të shtetasit të mitur E. G.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën ankesa@amp.gov.al

Related Posts

Ndodh në Tiranë, i riu ia “rrëmben” nga foleja pistoletën policit dhe tenton të qëllojë

19 May, 2025

Përplasja Erdogan-Macron në Tiranë, eksperti analizon gjuhën e trupit: “Ja mesazhet e fshehta”

19 May, 2025

Statistika tronditëse: Shqipëria me gjysmën e popullsisë në varfëri — Rrezikon të përjashtohet nga…

19 May, 2025

“Luftëtari” shqiptar i MMA largohet me barrelë nga ringu, kundërshtari e mund me nokaut të rëndë

18 May, 2025
Related Posts

Ndodh në Tiranë, i riu ia “rrëmben” nga foleja pistoletën policit dhe tenton të qëllojë

19 May, 2025

Përplasja Erdogan-Macron në Tiranë, eksperti analizon gjuhën e trupit: “Ja mesazhet e fshehta”

19 May, 2025

Statistika tronditëse: Shqipëria me gjysmën e popullsisë në varfëri — Rrezikon të përjashtohet nga…

19 May, 2025

“Luftëtari” shqiptar i MMA largohet me barrelë nga ringu, kundërshtari e mund me nokaut të rëndë

18 May, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • About Us
  • Privacy Policy
  • Contact Us
  • Terms and Conditions
  • Disclaimer
Loki Magazine is your ultimate source of celebrity and lifestyle news. Whether you want to know the latest gossip, the hottest trends, or the best tips, we have it all covered.

© 2025 Loki Magazine

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.