Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Një prej tyre humbi jetën, zbulohet arsyeja e turpshme e sherrit në Laç

LokimagazineLokimagazine4 May, 2025

Një sherr banal në qytetin e Laçit ka përfunduar në tragjedi, ku pas një përplasjeje me armë mbetën të plagosur pesë persona dhe njëri prej tyre humbi jetën.

Viktima është 24-vjeçari Gerald (Geri) Bitri, i cili ndërroi jetë në spitalin e Traumës si pasojë e plagëve të rënda të marra gjatë ngjarjes.

Geri Bitri

Ngjarja ndodhi mesditën e së shtunës, pranë ish-Gjykatës së Kurbinit. Sipas burimeve policore dhe pamjeve të sigurisë, sherri nisi për një arsye thuajse të pabesueshme: një vështrim mes të rinjve që u interpretua si provokim. Fjalët “Pse më sheh?” duket se ishin shkaku i përplasjes që eskaloi me përdorimin e armëve.

Të plagosurit e tjerë janë Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi dhe Angjelina Gjezaj, një shitëse qirinjsh që ndodhej rastësisht aty dhe tentoi të ndërhynte për të ndarë konfliktin. Ajo ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Hetimet zbuluan se janë përdorur dy armë zjarri, një përforcues grushti dhe dy automjete. Policia ka arrestuar dy të rinj: Daniel Gjeloshi, 27 vjeç dhe Klevis Ndreca, 28 vjeç, të dyshuar si autorë të ngjarjes për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje e armëve”.

Nga sa mësohet, gjithçka nisi pas një aksidenti të vogël rrugor me dëme materiale minimale, i cili çoi në fyerje, përplasje fizike dhe më pas të shtënat. Arrestimet janë kryer mbrëmjen e së shtunës, ndërsa hetimet po vijojnë për të dokumentuar plotësisht ngjarjen.

Një sherr i nisur për një arsye të vogël mori jetën e një të riu dhe plagosi të pafajshëm. Tronditje dhe dhimbje në qytetin e Laçit.

Related Posts

Përditësim: Reagon RTSH pas shkrimeve të çuditshme në uebsajt-in e tyre

20 May, 2025

“Hajde këtej…” – Dalin pamjet e atentatit ku humbi jetën 29-vjeçari në Durrës (Video)

20 May, 2025

Vetëm sepse bëri këtë veprim, gjyqtari ia rriti dënimin me 260 vite

19 May, 2025

Gjendet e pajetë brenda një qeseje foshnja e porsalindur në kryeqytet

19 May, 2025
Related Posts

Përditësim: Reagon RTSH pas shkrimeve të çuditshme në uebsajt-in e tyre

20 May, 2025

“Hajde këtej…” – Dalin pamjet e atentatit ku humbi jetën 29-vjeçari në Durrës (Video)

20 May, 2025

Vetëm sepse bëri këtë veprim, gjyqtari ia rriti dënimin me 260 vite

19 May, 2025

Gjendet e pajetë brenda një qeseje foshnja e porsalindur në kryeqytet

19 May, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • About Us
  • Privacy Policy
  • Contact Us
  • Terms and Conditions
  • Disclaimer
Loki Magazine is your ultimate source of celebrity and lifestyle news. Whether you want to know the latest gossip, the hottest trends, or the best tips, we have it all covered.

© 2025 Loki Magazine

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.