Mikela Pupa, e cila u bë e njohur për publikun si fillim pas eksperiencës në “Përputhen” e më pas në “Big Brother VIP Albania”, na ka zbuluar së fundmi për herë të parë portretin e partnerit të saj.
Një ndjekës e ka pyetur Mikelën në Instagram se cila është fotoja më e bukur me të dashurin e saj.
Mirëpo ndryshe nga herët e tjera, kur e anashkalonte si pyetje, Mikela ka publikuar një video ku shihet me partnerin.
“Nuk bëjmë foto kopertinash por kemi gjithmonë momente të tilla”, shkruan ajo.
Kujtojmë se lidhja e fundit publike e Mikelës ka qenë me një tjetër ish-konkurrent të “Përputhen”, Erion Kukaj.