Author: Lokimagazine

Marina Vjollca është mjaft aktive në rrjete sociale por kohët e fundit ka ndarë me ndjekësit lajme jo të mira për gjendjen e saj. Kjo verë duket se nuk po shkon dhe aq mirë për Marinën, pasi moderatorja pak ditë më parë u shfaq me dorë të fashuar duke shqetësuar ndjekësit. Ndërsa së fundmi moderatorja është zgjuar me enjtje nga dhëmballa. “Jam zgjuar me dhëmballë të ënjtur. A ka më për mua?”- shkroi Marina në postimin e saj në InstaStory.

Read More

Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu, dy moderatoret e njohura, që gjithashtu janë edhe mikesha të ngushta prej kohësh, kanë postuar një video të veçantë. Në këtë sezon vere, të dyja kanë pasur angazhime personale por edhe kanë zgjedhur të kalojnë pushimet jashtë Shqipërisë. Ata janë takuar pas një muaji, ku kanë bllokuar edhe trafikun për një përqafim. “Kur ke një muaj pa takuar shoqen e ngushtë dhe nuk pret as të parkojë makinën”, shkruan Arbana në videon e postuar në Instagram, ndërsa ka falenderuar shoferin pas tyre që nuk i ra borisë. View this post on Instagram A post shared…

Read More

Na ndajnë pak muaj nga sezoni i ri televiziv. Prej kohësh përflitet se kush do jetë pjesë e cilit emision, e se cili do e moderojë. Sot, ‘Kryefjala’ raporton se thuhet lart e poshtë thuhet se këngëtarja Nora Istrefi mund t’i bashkohet kastit të “Dancing with the Stars”. Deri tani kastit të spektaklit i mungon një emër i madh i showbizit ndaj Nora do t’i bënte punë produksionit. Nëse Nora pranon të bëhet pjesë e këtij program kërcimi kjo nuk do të ishte eksperienca e saj e parë. Ajo vite më parë ka marrë pjesë në edicionin e parë të…

Read More

Luiz Ejlli është nga më kërkuarit për koncerte dhe mbrëmje muzikore këtë verë. Pjesëmarrjet e shumta padyshim sjellin edhe situata të papritura. E tillë ishte një e fundit, gjatë turit të tij në Kosovë. Në një nga clubet ku po performonte artisti, ishin mbledhur qindra njerëz dhe njëri fans të pranishëm i ka rënë të fikët gjatë kohës kur Luizi po këndonte. Në atë çast këngëtari ka ndërprerë për disa minuta koncertin, deri sa situata u normalizua.

Read More

Luiz Ejlli ka qenë në qendër të kritikave ditët e fundit nga gazetari i njohur, Mentor Kikia. Ky i fundit shkroi në një postim në rrjetin social Facebook se Luizi nuk duhet kurrësesi të krahasohet me artistë të tjerë të mirënjohur, si Aurela Gace, duke e konsideruar këngëtarin si “një artist pa vlera”. Kaq mjaftoi që një reagim i “hidhur” të vinte nga vetë Luizi. Ai iu përgjigj gazetarit në një postim në Instagram, ku shkroi: “Të thuash, që unë jam pa kurrëfare vlere, nuk e di nga e nxjerr! Është e vërtetë që jam produkt i një formati televiziv,…

Read More

Dy ditë më parë, “Alpha Show”, një koncert i organizuar nga reperi Noizy, u mbyll me sukses për herë të dytë. Në skenë performuan ndër këngëtarët më “in” të momentit, duke përmendur këtu edhe dikur rivalin e tij, Stresin. Mirëpo ky i fundit ka qenë në qendër të kritikave për performancën e tij. Në një video të bërë tashmë virale, Stresi dëgjohet teksa nuk akordon dot zërin e tij me “playback”. Si për ti ardhur sado pak në ndihmë, Noizy është parë teksa përpiqet ti mbyllë mikrofonin, por pa sukses. Kaq ka mjaftuar që ky moment të komentohet mjaft në…

Read More

Gazetarja Kozeta Kurti ka reaguar pas “përplasjes virtuale” mes Luiz Ejllit dhe gazetarit Mentor Kikia. Ishte ky i fundit ai i cili e cilësoi Luizin si person pa asnjë vlerë e më pas reagoi edhe vetë personi i përmendur. Nga ana tjetër Kozeta i del në mbrojtje Luizit duke përmendur arritjet e tij e madje thotë se problemi është media e cila keqinterpreton deklaratat, që më pas sjellin të tilla konflikte. Reagimi: I vetmi problem, në këtë rast dhe mijëra të tjerë, është fakti se media jonë, nga ato më “prestigjiozet”, deri tek ato me IP dhe laptop nga banja…

Read More

Capital T para disa ditësh paralajmëroi fansat e tij se do të organizonte një “solo-koncert” në Prishtinë. Vendi ku ai kishte zgjedhur për të performuar më 11 gusht ishte në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Por duket se planet kanë ndryshuar. Përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram, reperi ka bërë të ditur se koncerti i tij i quajtur “Time Capsule II” tashmë do të zhvillohet në parkingun e Pallatit të Rinisë. Duke iu referuar babait të tij, kryetarit të FFK-së Agim Ademi si ‘shefi’, Capital T ka bërë të ditur se saktësisht ‘shefi’ ia ka ndryshuar planet.…

Read More