Videoja ku fansat thërrasin emrin e Luizit në koncertin e tij, reagon Butrinti

Ditën e djeshme në rrjetet sociale nisi të qarkullojë me shpejtësi një video nga koncerti i Butrint Imerit.

Në të dëgjoheshin fansat tek thërrisnin emrin e Luizit, mirëpo kjo ishte një video e edituar.

 

Megjithatë një pjesë e mirë e publikut e kanë marrë si të mirëqenë këtë video, ndaj Butrinti ka bërë një reagim publik pak më parë.

“Fake” ka shkruar ai në një nga InstaStory-t e tij duke mohuar që diçka e tillë të ketë ndodhur realisht.