Gazetari i njohur Andi Vrapi ka qenë pjesë e puntatës së sotme në “E Diell”, ku është përfshirë në lojëra dhe pyetje pikante nga moderatorja.
Përveçse si gazetar, Andi njihet në rrjetet sociale edhe si ‘djali i memeve’ për shkak se krijon dhe publikon shumë të tilla.
Ndaj, ai është pyetur se cilit personazh publik i ka ngelur hatri nga memet e tij.
Andi u përgjigj se banorja e edicionit të parë të BBV, Paloma, ka qenë ajo që i ka shkruar dhe e ka kërcënuar, ndërsa përsa i përket opinionistit Arbër Hajdari, gazetari tregoi se i ka bërë ‘block’ në Instagram pasi ka parë memet e tij.