Luiz Ejlli nuk është në dijeni por një tjetër këngë e kënduar prej tij kohë më parë, e cila gjendej në studion e Klodian Qafokut, është publikuar sot në YouTube.
Kënga titullohet “Oqean” dhe sipas kompozitorit Klodian Qafoku ka vite që është në studion e tij, por zgjodhi t’a publikojë tani që Luizi është në “Big Brother”.
I pyetur nga “Fan Club” se kujt ia ka dedikuar Luizi këtë këngë, kompozitori tregoi se kënga i dedikohet Megi Topallit, me të cilën këngëtari pati një romancë vite më parë.
Sipas kompozitorit që ka realizuar edhe këngën e Luizit në Eurovizion, Luizi i kërkoi tekstshkruesit Arben Duka, që në tekst ai të theksonte fjalën “bota ime”.
Nga ana tjetër kujtojmë se Luiz Ejlli i dedikoi për Shën Valentin një këngë edhe Kiara Titos.
Për më pak se 5 ditë nga publikimi, kënga ka arritur në 4 milionë shikime.