Dolce ka bërë një tjetër hap sa i përket jetës së saj sentimentale. Pasi konfirmoi disa javë më parë se është në një lidhje dashurie, ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” ka publikuar për herë të parë një fotografi krah partnerit.
Në imazhin e ndarë në rrjetet sociale, Dolce shfaqet e përqafuar me të, por ka zgjedhur të ruajë ende misterin rreth identitetit të tij. Fytyra e partnerit nuk duket në fotografi dhe ish-banorja nuk ka dhënë asnjë detaj që mund të zbulojë se kush është ai.
Fotografinë ajo e ka shoqëruar me shprehjen latine “Omnia cum tempore”, që përkthehet “Çdo gjë me kohën e vet”, si dhe me një zemër të kuqe.

Postimi vjen vetëm disa javë pasi Dolce bëri të ditur publikisht se zemra e saj është e zënë, pa zbuluar në atë moment personin që kishte në krah.
Edhe këtë herë duket se ajo ka zgjedhur të ndajë vetëm një pjesë të marrëdhënies së saj me publikun, duke e mbajtur partnerin larg ekspozimit në rrjetet sociale.
Fotografia ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, ndërsa identiteti i personit që shfaqet krah Dolces mbetet ende i pazbuluar.
