FOTO/ Mijëra euro po “derdhen” për dëmtimin e Joz Markut, dalin pagesat dhe…

Një episod i pazakontë është bërë publik në rrjet, në një kohë kur Joz Marku vijon të jetë një nga emrat më të diskutuar pas incidentit me Edi Kuçin dhe procedimit nga autoritetet.

Policia ka konfirmuar se ndaj Markut po hetohet për disa vepra penale që lidhen me ngjarjen pranë mbikalimit të Rinasit.

Ndërkohë, faqja e njohur në Instagram “Antidroga” pretendon se një person anonim i ka dërguar 1,500 USDT, duke kërkuar në këmbim publikimin e disa memeve kundër Joz Markut.

Në materialet e publikuara shfaqet një transaksion prej 1,500 USDT, i shënuar si i përfunduar më 5 shtator. Krahas tij është publikuar edhe një mesazh që pretendohet se ka mbërritur përmes faqes së tyre: “1500 usdt t’i dërgum veç bo 2/3 meme për Jozi tradhtarin”.

Faqja ka reaguar duke deklaruar se nuk e pranon një kërkesë të tillë dhe se mundësia për të bërë donacione nuk u jep kontribuuesve të drejtën të përcaktojnë personat që duhet të sulmohen apo përmbajtjen që duhet të publikohet.

Nëse dikush dërgon para dhe më pas kërkon që ne të bëjmë meme apo të ulim figurën e një personi të caktuar, kjo nuk konsiderohet më një kontribut. Ne nuk paguhemi për të goditur njerëz me porosi”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Ndërkohë, çështja e Joz Markut vijon rrugën ligjore. Sipas njoftimit të Policisë të cituar nga mediat, ai dyshohet për “Heqjen e paligjshme të lirisë”, “Plagosjen e lehtë me dashje”, “Kanosjen”, “Mbajtjen pa të drejtë të uniformës” dhe “Ndërhyrjen e padrejtë në jetën private”.