Sindi Loci nuk ndalet, këtë herë publikon foto intime me partnerin e saj

Sindi Loci ka ndarë një tjetër moment nga jeta e saj private, vetëm pak kohë pasi vendosi të prezantonte për herë të parë partnerin në rrjetet sociale.

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” ka publikuar një fotografi në Instagram ku shfaqet shumë pranë partnerit të saj. Dyshja pozon para pasqyrës, ndërsa ai e mban Sindin të përqafuar.

“Unë dhe bashkëshorti im”- shkruan ajo në postim.

Edhe këtë herë, Sindi ka zgjedhur të mos ia zbulojë fytyrën partnerit. Në fotografinë e publikuar, ajo është mbuluar me një emoji, duke vazhduar ta mbajë identitetin e tij larg vëmendjes së publikut.