Dalin pamjet! Momenti kur Joz Marku shoqërohet me pranga në duar

Janë publikuar pamjet e momentit kur Jozefin Marku shoqërohet nga efektivët e Policisë së Tiranës, pas zhvillimeve të fundit lidhur me incidentin me Edi Kuçin.

Në videon e shpërndarë në rrjet, këngëtari shihet me duart e prangosura, teksa shoqërohet nga një efektiv drejt një automjeti të Policisë.

Marku është ndaluar dhe më pas është shoqëruar në Komisariatin nr. 6 në Tiranë. Rasti lidhet me përplasjen me Edi Kuçin, pamjet e së cilës u publikuan fillimisht në rrjetet sociale.

Hetimet e deritanishme kanë përcaktuar se incidenti është regjistruar në Tiranë, në zonën e mbikalimit të Rinasit. Autoritetet kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë dhe po punojnë për identifikimin e personave të tjerë që shfaqen në video.

Bashkë me Jozin është shoqëruar edhe një person tjetër që dyshohet se ka qenë i përfshirë në ngjarje, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë publik deri tani.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Pejë kishte nisur më herët procedurë penale ndaj Markut për veprën e dyshuar “Lëndim i lehtë trupor”.