Dalin fotot e vjetra të Joz Markut, ja si dukej këngëtari vite më parë

Joz Marku është kthyer në një prej emrave më të komentuar të ditëve të fundit, ndërsa këtë herë vëmendja nuk lidhet me deklaratat apo përplasjet e tij publike, por me disa fotografi të vjetra.

Në rrjet kanë nisur të qarkullojnë pamje të realizuara vite më parë, ku Jozi shfaqet në periudha të ndryshme të jetës së tij.

Fotografitë e tregojnë me një stil dukshëm ndryshe nga ai me të cilin publiku është mësuar ta shohë sot. Në disa prej tyre shfaqet me flokë të shkurtër dhe veshje të thjeshta, ndërsa një tjetër foto është realizuar gjatë pushimeve në det.

Krahasimi me paraqitjen e tij aktuale tregon se ndër vite Jozi ka ndryshuar kryesisht stilin, modelin e flokëve dhe mënyrën e paraqitjes.