Gold AG komenton incidentin mes Jozit dhe Edit

Edhe Gold AG ka komentuar përplasjen mes Joz Markut dhe Edi Kuçit, ngjarje që prej disa ditësh ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Arian Agushi, është pyetur për situatën gjatë një prononcimi për “Prive”, ku ka bërë thirrje që konflikti të mos vazhdojë më tej.

“Shpresoj që të kryhet me kaq edhe s’ka me pasë më tepër”, është shprehur Gold AG, duke theksuar se personazhet publikë duhet të tregohen të kujdesshëm me deklaratat dhe sidomos me ofendimet ndaj njëri-tjetrit.

Sipas tij, fjalët e rënda mund të sjellin pasoja dhe situata të panevojshme. “Secili që i merr mendja që veç hyn aty e shan diçka, dije që pasojat janë. Kështu që më mirë të ruhemi, ta ruajmë njëri-tjetrin”, tha reperi.

Gold AG u ndal veçanërisht te përfshirja e familjarëve në ofendime, duke shtuar: “Edhe familjen tënde me ta sha, pa të dalë dikush i njohshëm që ta njeh familjen… Ne jemi vend i vogël. Ta ruajmë gjakftohtësinë dhe jo ofendime”.

Reagimi i tij vjen pas përplasjes fizike mes Jozit dhe Edit dhe debatit të gjerë që pasoi në rrjet. Ndryshe nga disa personazhe të tjerë që janë pozicionuar në mbështetje të njërës palë, Gold AG u përqendrua te ulja e tensioneve dhe shmangia e ofendimeve, duke shpresuar që ngjarja të mbyllet me kaq.