Një moment nga dasma e Kidës dhe Ajbit në Romë u kthye në temë diskutimi në rrjet, pasi Luana Vjollca u surprizua nga miqtë me një urim për ditëlindjen gjatë festës së çiftit.
Në videon që qarkulloi në rrjet, personat pranë Luanës dëgjoheshin duke kënduar “Shumë urime për ty”. Momenti solli reagime të ndryshme, ndërsa disa ndjekës e konsideruan të papërshtatshëm festimin e ditëlindjes gjatë dasmës së dikujt tjetër.
Tashmë ka ardhur edhe një reagim nga vetë Kida, i cili duket se sqaron më shumë raportin mes tyre.
Luana ka publikuar një moment nga dasma ku shfaqen Kida dhe Ajbi, duke i uruar çiftit: “Me e lumtura e kësaj bote për ju të dy!!! Të trashëgoheni e ju pafsha tërë jetën me sy që shkëlqejnë kaq shumë”.
Kida e ka rishpërndarë postimin e Luanës në Story-n e saj. Ky veprim lë të kuptohet se mes dy artisteve nuk ka ndonjë hatërmbetje për atë që ndodhi gjatë mbrëmjes.
Vetë Kida nuk ka bërë ndonjë deklaratë për komentet që qarkulluan në rrjet, por rishpërndarja e urimit të Luanës tregon se ajo e ka pritur normalisht mesazhin e saj.

Kështu, ndërsa në rrjet pati debat për festimin e ditëlindjes së Luanës në dasmë, reagimi i Kidës nuk jep asnjë sinjal për një konflikt mes tyre.
