Dyshja e njohur kërkojnë hyrjen si një banor i vetëm në “Big Brother VIP Albania”

Një kërkesë e pazakontë ka ardhur nga dy ish-banorë të “Big Brother VIP”, të cilët duket se janë gati për një tjetër eksperiencë brenda shtëpisë më të famshme, por këtë herë së bashku.

Bëhet fjalë për Labinot Rexhën dhe Rogert Sterkajn. Labinoti, ish-banor i “Big Brother VIP Kosova 4”, ka publikuar një fotografi krah ish-finalistit të “Big Brother VIP Albania 5”, duke i bërë publikisht një propozim produksioneve të dy formateve.

Ajo që bie në sy është se dyshja nuk kërkon të hyjë si dy konkurrentë të veçantë, por si një lojtar i vetëm.

“Ne po presim ofertën nga Big Brother VIP Kosova ose Big Brother VIP Albania që të hyjmë si një lojtar dhe do ta bëjmë histori”, ka shkruar Labinoti në Instagram.

Pra, kërkesa nuk i drejtohet vetëm produksionit shqiptar. Dyshja duket e gatshme të rikthehet si në BBVA, ashtu edhe në BBVK, nëse do të merrte një ofertë për të konkurruar së bashku.

Nëse realizohet, Rogert Sterkaj dhe Labinot Rexha do të riktheheshin në format pas eksperiencave të tyre respektive, por me një kusht të veçantë: dy persona, një konkurrent i vetëm.