Melita, nëna e Kevin Edmond, ish-banorit të “Big Brother VIP Kosova”, ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale me një fotografi të publikuar së fundmi.
Ajo është mjaft aktive në Instagram, ku ndan herë pas here momente nga përditshmëria, ndërsa këtë herë ka zgjedhur të publikojë një selfie para pasqyrës.
Në fotografinë e realizuar në dhomën e gjumit, Melita shfaqet me flokët e gjatë të lëshuar, e veshur me një body në nuancë rozë të kombinuar me xhinse.
Paraqitja e saj e kuruar dhe format trupore kanë qenë ato që kanë marrë vëmendjen, ndërsa Melita dëshmon se vazhdon t’i kushtojë rëndësi të veçantë imazhit të saj.

Emri i saj u bë më i njohur për publikun edhe gjatë eksperiencës së të birit në “Big Brother VIP Kosova”, ndërsa që prej asaj kohe ajo ka vazhduar të ketë një numër të konsiderueshëm ndjekësish në rrjetet sociale.
Fotografia e fundit është një tjetër prej paraqitjeve të saj që nuk ka kaluar pa u vënë re, teksa Melita vazhdon të jetë aktive dhe të ndajë me publikun momente të ndryshme nga jeta e saj.
