Sara Hoxha ka ndarë së fundmi me ndjekësit disa momente nga pushimet e saj, ndërsa mes fotografive nuk kanë munguar as pozat me bikini.
Postimet duket se kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, ndërsa Sara ka vendosur të publikojë edhe disa prej mesazheve private që ka marrë si reagim ndaj tyre.
Në një prej tyre, një ndjekës i shkruan “Je perfekte!!”, ndërsa më pas i shton: “Sara boll se na le pa punë”.
Vetë ajo e ka marrë me sportivitet mesazhin, duke e publikuar në Instagram Story dhe duke iu përgjigjur: “Pushim unë, pushim ju”, shoqëruar me emoji.

Sara vijon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ndan vazhdimisht momente nga përditshmëria dhe pushimet e saj, të cilat shpesh shoqërohen me reagime të shumta nga ndjekësit.
