Mes Jozit dhe Gjestit, ja kë zgjedh transgjinorja Amber

Në rubrikën “25 pyetjet” të Prive By Liberta Spahiu, Amber u vu përballë një zgjedhjeje mes Jozit dhe G-Banit, por përgjigjja e saj ishte e qartë: ajo do të zgjidhte një tjetër emër nga lista, Gjestin.

Amber sqaroi se zgjedhja nuk kishte të bënte me famën apo me mënyrën se si do të perceptohej nga publiku, por me dëshirën për të pasur një bisedë më të qetë me të.

Do thosha Gjestin, dhe jo për famën… jo për famën ose për t’u dukur bukur në sytë e publikut, por të kishim pirë një gotë verë dhe të sqaroheshim, për ta kuptuar më shumë njëri-tjetrin, se ndoshta aty nuk patëm mundësi”, deklaroi ajo.

Kjo përgjigje ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, sidomos për faktin se Amber duket se ka ende dëshirë për të sqaruar disa gjëra me Gjestin dhe për ta njohur më mirë jashtë situatave të krijuara gjatë qëndrimit në reality show.