FOTO/ Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez, pamjet bëhen virale

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kanë kurorëzuar historinë e tyre të dashurisë me martesë, pas afro një dekade së bashku.

Lajmi është bërë publik këtë të martë, ndërsa çifti ka zgjedhur ta konfirmojë edhe përmes një fotografie simbolike në rrjetet sociale.

Në fotografinë e publikuar nga vetë Ronaldo shihen duart e çiftit me unazat e martesës, ndërsa futbollisti ka zgjedhur një përshkrim tepër të shkurtër: “C ❤️ G”. Pamja është shpërndarë me shpejtësi në rrjet, duke marrë vëmendjen e miliona ndjekësve.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, Ronaldo dhe Georgina janë martuar në një ceremoni civile private në Cascais të Portugalisë.

Martesa vjen pikërisht një vit pasi Georgina njoftoi fejesën e tyre, më 11 gusht 2025, kur publikoi unazën e diamantit dhe konfirmoi se i kishte thënë “Po” propozimit të yllit portugez.

Ronaldo dhe Georgina janë së bashku që prej vitit 2016-2017 dhe gjatë këtyre viteve kanë ndërtuar familjen e tyre, ndërsa marrëdhënia e çiftit ka qenë vazhdimisht në vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Fotografia e unazave tashmë shënon edhe konfirmimin publik të një prej martesave më të përfolura të showbiz-it dhe sportit ndërkombëtar.