Një ngjarje e rëndë ka tronditur Pejën, ku një 34-vjeçar është gjetur pa shenja jete në rrugën “Zhul Selmani”.
Viktima është identifikuar si Arjanit Çetaj, ndërsa sipas informacioneve ai është djali i rapsodit të njohur Hasan Çetaj.
Menjëherë pas raportimit të rastit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës, hetuesit dhe ekipi mjekësor.
Pas ekzaminimeve fillestare, mjekët kanë konstatuar vdekjen e 34-vjeçarit.
