Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, është përballur me një humbje të rëndë familjare, pasi ka ndërruar jetë bashkëshorti i saj, Ladi Ndoja.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vetë deputetja përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, ku i ka dhënë lamtumirën njeriut të saj të zemrës.
“U prehsh në paqe, i miri i zemrës time! Ladi im, shpirti im. Do na mungosh gjithë jetën.”, shkruan deputetja.
