Një video që ka qarkulluar gjerësisht në rrjetet sociale ditët e fundit ka rikthyer në qendër të vëmendjes Kozak Braçin dhe bashkëshorten e tij, Denisën.
Në pamjet e publikuara nga Medi Iseni pretendohej se vajza që shfaqej pranë një mashkulli ishte partnerja e Kozakut, duke nxitur aludime të shumta në rrjet.
Për t’u dhënë fund spekulimeve, Kozaku ka reaguar gjatë një transmetimi live në TikTok, ku mohoi se personi në video është bashkëshortja e tij.
“S’ka lidhje me Denisën ajo video, se po të ishte Denisa do thosha është Denisa. Ku di gjë unë çfarë ka bërë kur s’ka qenë me mua? Po s’është Denisa! Nuk ka lidhje me Denisën, s’është Denisa. Çdo femër ka bërë gjërat e veta, a me i thënë tash unë ‘çfarë ke bërë kur s’ke qenë me mua?’”
Me këtë deklaratë, ai hodhi poshtë zërat që kanë qarkulluar në rrjet, duke theksuar se nuk ka asnjë lidhje mes videos virale dhe partneres së tij.
Në vijim të reagimit, Kozaku u bëri thirrje personave që kanë shpërndarë videon të mos ndërhyjnë në jetën e tij private, duke shtuar se nuk ka asnjë problem në familjen e tij dhe se lajmet që po qarkullojnë nuk përputhen me realitetin.
