Tre largime, dy prurje të reja/ Zbulohet skuadra e re e “Goca dhe Gra”

“Goca dhe gra” do të rikthehet në sezonin e ri me ndryshime në panelin e moderatoreve.

Formati do të vijë këtë herë me katër moderatore, nga pesë që ishin në sezonin e kaluar.

Nga sezoni i shkuar do të vijojnë Ori Nebijaj dhe Ema Andrea, ndërsa pjesë e ekipit të ri do të bëhen Selin Bollati dhe Orinda Huta.

Ndërkohë, nga programi largohen Rudina Dembacaj, Sherina Spahiu dhe Rozana Radi, duke sjellë një ndryshim të rëndësishëm në përbërjen e panelit.

Me këtë riformatim, “Goca dhe gra” pritet të nisë sezonin e ri me një skuadër të re.