Selin nuk kursehet ndaj Brikena Selmanit: Bota nuk rrotullohet rreth teje

Ish banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Selin, ka komentuar intervistën që Brikena Selmani zhvilloi me Gretën në emisionin “Top Arena”, duke u ndalur te një prej pyetjeve që, sipas saj, ishte krejtësisht e panevojshme.

E ftuar në emisionin “Pushime on Top”, Selin u shpreh se nuk i ka pëlqyer fakti që Brikena e pyeti Gretën nëse ajo dhe ish-banorët e tjerë vazhdojnë ende të flasin për të edhe pas përfundimit të reality show-t.

Sipas saj, është e rëndësishme që secili ta vlerësojë veten, por pa krijuar idenë se gjithçka sillet rreth një personi.

Është në rregull kur e vetëvlerëson veten, por njeriu duhet të qëndrojë me këmbë në tokë. Nëse dikush më ka thënë se bota nuk rrotullohet rreth teje, i kam thënë që e imja rrotullohet rreth meje”, u shpreh Selin.

Ajo shtoi se kishte pritur që Greta t’i përgjigjej ndryshe pyetjes së moderatores, ndërsa theksoi se, nëse pyetja do t’i ishte drejtuar asaj, nuk do të kishte hezituar të përgjigjej.

Nëse Brikena do të m’i kishte bërë mua ato pyetje, do t’i kisha dhënë përgjigjen. Nuk e di pse zgjodhi të pyeste dikë tjetër. Në momentin që pyet dikë për mua, ndërkohë që mua më ke pasur aty dhe nuk më pyete, ose nuk je e gatshme ta dëgjosh përgjigjen time”, deklaroi ajo.