Pak ditë pasi në media dhe rrjetet sociale qarkulluan pamje ku ish-partneri i saj, Erik Fullani, pretendohej se ishte parë në shoqërinë e një vajze tjetër gjatë pushimeve, Sara Hoxha ka bërë një postim që ka ngjallur reagime.
Në një InstaStory, influencerja ka ndarë me ndjekësit një reflektim që duket se e ka prekur.
“Jeta bëhet më e lehtë kur ndalon së mbajturi gjëra që nuk kanë qenë kurrë të tuat për t’i mbajtur. Mendoj se ky është kujtesa jote për të lënë pas atë që nuk ka qenë kurrë përgjegjësia jote ta rregullosh, ta kontrollosh apo ta mbash”, shkruan ajo.
Postimi vjen vetëm pak ditë pasi u përfol se Erik Fullani ishte parë me një vajzë tjetër gjatë pushimeve, çka ka bërë që ndjekësit të pyesin nëse mesazhi i Sarës lidhet me ndarjen dhe zhvillimet e fundit në jetën e saj personale.
Megjithatë, Sara nuk ka përmendur askënd me emër dhe nuk ka konfirmuar se postimi i referohet ish-partnerit të saj. Për momentin, mbetet vetëm një interpretim i ndjekësve, ndërsa vetë influencerja nuk ka dhënë asnjë sqarim mbi kuptimin e mesazhit.
