Mimoza Ahmeti nxjerr në shitje kostumin e “Lady Gaga-s” nga Ferma VIP për çmimin e papritur

Mimoza Ahmeti ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale, këtë herë me një postim që lidhet me një nga performancat e saj më të komentuara në “Ferma VIP 3”, spektakël në të cilin u shpall fituese.

Në një publikim në Instagram, poetja ka vendosur në shitje kostumin që veshi gjatë interpretimit ku u shfaq e transformuar si Lady Gaga.

Seti përfshin veshjen karakteristike me kuadrate dhe këpucët blu të përdorura në performancë.

“Shitet kompleti i Lady Gagës, luajtur nga Mimoza Ahmeti”, shkruan ajo në postimin e saj, duke bërë të ditur se çmimi fillestar është 5 mijë euro.

Publikimi ka ngjallur reagime të shumta mes ndjekësve, të cilët kanë komentuar si vlerën e vendosur ashtu edhe mënyrën e pazakontë të prezantimit.

Deri më tani nuk dihet nëse bëhet fjalë për një shitje reale apo për një postim me nota humori, në stilin që e ka karakterizuar Mimoza Ahmetin edhe gjatë qëndrimit në “Ferma VIP”.

Pavarësisht qëllimit të postimit, ai ka arritur të tërheqë vëmendjen e publikut dhe të nxisë diskutime në rrjetet sociale.