Një alarm për një person të dyshuar të mbytur në det ka rezultuar të jetë një keqkuptim në bregdetin e Shëngjinit.
Sipas informacioneve, një shtetas nga Kosova u raportua i zhdukur, duke ngritur dyshimet se mund të ishte mbytur. Pas njoftimit, autoritetet nisën menjëherë një operacion kërkimi në det, ku për rreth tre orë u angazhuan forcat e kërkim-shpëtimit me mjete lundruese.
Mirëpo ndërsa kërkimet vijonin, bashkëshortja e tij arriti ta gjente burrin shëndoshë e mirë, në një kafene pranë bregdetit.
Mësohet se ai ishte larguar nga plazhi pa njoftuar familjarët, çka shkaktoi shqetësim dhe vuri në lëvizje shërbimet e emergjencës.
Ngjarja u mbyll pa pasoja, pasi personi i raportuar i zhdukur u gjet në gjendje të mirë shëndetësore.
