Një reagim i shpërndarë në rrjetet sociale ka ardhur nga Akili, i cili ka vënë në shënjestër produksionin e “Ferma VIP”, duke marrë në mbrojtje shkrimtaren Mimoza Ahmeti.
Përmes këtij shënimi, ngrihen dyshime të forta për skenare të paracaktuara dhe mënyrën se si po trajtohet poetja brenda formatit televiziv.
Sipas këtij qëndrimi, televizionet gabuan me përfshirjen e saj në një reality show, duke mos llogaritur formimin e autores. Akili shkruan se figura të këtij kalibri nuk mund të ndryshohen apo të përshtaten me skenare të gatshme:
“Të marrësh Mozën për një reality show, është ndjenjë e bukur, emocionuese, intriguese por !!!! Harruan faktin që Mimoza Ahmeti nuk është një personazh ‘kazani’. Niveli i saj intelektual, psiqik, akademik kalon gjitha arritjet e një televizioni të tërë. Harruan se një person i tillë do të ishte gjithmonë 2 hapa para tyre ! Harruan se skenaret nuk funksionojnë me njerëz të tillë, pasi ato janë vetë skenari më i mirë që mund t’i shërbehet popullit.”
Akili pretendon gjithashtu se produksioni nuk ka qëllim ta shpallë atë fituese të formatit, por pavarësisht kësaj, Mimoza Ahmeti e ka fituar audiencën e saj që në javët e para.
Në mbyllje, aktori i bën thirrje drejtuesve të emisionit që të ndryshojnë qasje dhe të vlerësojnë figurën e shkrimtares përballë konkurrentëve të tjerë:
“Sot e mbështes fort Mozën sepse e di që nuk është aspak e vendosur që ajo ta fitojë !! Por kur të dali, ta shikojë këtë status dhe t’i themi që ajo e ka fitu që javën e parë atë garë. Por ju shikojeni vetë, nëse do e bëni përsëri si emision shpall Mozën fituese dhe atë tipen kalojeni në vend të dytë. Mos mendoni vetëm shoqërinë bëhuni pak biznesmenë dhe shikoni dhe për më larg se aq. Mimoza Ahmeti të dua.”
