Përsëritet historia?! Edhe Klevisa paska një lidhje jashtë Fermës VIP…

Dinamikat dashurore brenda “Ferma VIP” po ngjasojnë gjithmonë e më shumë me një skenar të përsëritur.

Pasi publiku ndoqi historinë e Vanesës, e cila kishte një romancë jashtë por vendosi t’i jepte fund live gjatë spektaklit për të nisur një afrim me Indrin, një tjetër sekret ka dalë në dritë.

Pas eliminimit të Vanesës, në lojë hyri Klevisa, e cila që në momentin e parë kërkoi “çuditërisht” që të ishte pikërisht Indri ai që do ta merrte dhe do ta përcillte për brenda fermës.

Që nga ajo ditë, dyshja ka shtuar dyshimet se po shkojnë drejt një romance, ndonëse situata mbetet pezull pasi Indriti ka shkruar një letër për Vanesën që pritet të lexohet në Prime-n e së hënës.

Mirëpo, lëvizja e fundit e Klevisës ka habitur rrjetin: edhe ajo paska një histori të lënë jashtë kamerave!

Ky detaj i papritur është zbuluar nga vetë 19-vjeçarja gjatë një diskutimi të sinqertë me Indrin. Ajo ka treguar një skenë të ndodhur gjatë drekës, ku Moza ka tentuar ta ngacmojë dhe ta shtyjë drejt një afrimi me Sorginin, por është përballur me bllokadën e Klevisës.

Klevisa i ka rrëfyer Indrit të gjithë dialogun, duke zbardhur të vërtetën e statusit të saj:

“Sot Moza në drekë, më tha: ‘Më thuaj çfarë të bëj për ty që të të çoj lart’. I thashë çfarë do me bë. Më tha vetëm me të dhënë të dashurin tim, për Sorginin gjasme. ‘Jo mo zemër’ i thashë ‘unë e kam jashtë’. Doja ta lija të kuptonte se e kam jashtë, është duke më pritur. Dhe ia bënte me shaka ‘futja dhe një këtu brenda se s’u bë qameti’.”

Me këtë deklaratë, Klevisa ka konfirmuar se dikush po e pret jashtë rrethimit të fermës, duke ngritur pikëpyetje të mëdha mbi lojën e saj.