Kiara Tito u është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në Instagram, duke sqaruar mes të tjerash edhe nëse ekziston mundësia që në të ardhmen të drejtojë një program televiziv së bashku me bashkëshortin e saj, Luiz Ejlli.
Gjatë bashkëbisedimit virtual, një prej ndjekësve e pyeti moderatoren drejtpërdrejt: “Pse nuk moderoni së bashku me Luizin një emision?”.
Kiara zgjodhi t’i përgjigjej me humor, por përgjigjja e saj duket se përjashton, të paktën për momentin, idenë e një bashkëprezantimi mes tyre.
“Po ku ka nevojë për co-host ai”, shkroi moderatorja, duke e shoqëruar përgjigjen me emoji.

Komenti vjen në një periudhë kur rikthimi i Luiz Ejllit në televizion ka marrë vëmendje të konsiderueshme. Këngëtari ka konfirmuar më herët se do të rikthehet në ekranin e Top Channel me një format të ri televiziv.
Gjatë një daljeje në “Fiks Fare”, Luizi zbuloi edhe disa prej detajeve të projektit. Sipas tij, programi do të transmetohet një herë në javë, çdo të premte në “prime time”.
Ai ka bërë të ditur gjithashtu se formati do të përfshijë një bandë që do të performojë live, si dhe të ftuar të ndryshëm.
Për momentin, Kiara nuk duket se do të jetë pjesë e projektit si bashkëprezantuese, ndërsa mbetet për t’u parë se çfarë do të sjellë Luizi me rikthimin e tij në ekran.
