Transparenca e izolimit në “Ferma VIP” është vënë sërish në dyshim pas një imazhi të publikuar nga TVANews.
Një qytetare ka dërguar një foto ku pretendon se ka parë shkrimtaren Mimoza Ahmeti jashtë ambienteve të programit, duke lëvizur me makinë në kryeqytet.
Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 23:36, në zonën e “21 Dhjetorit” në Tiranë. Qytetarja ka specifikuar se përgjatë kësaj kohe, shkrimtarja nuk u shfaq në transmetimin direkt të televizionit, gjë që rriti dyshimet e saj.

Ky rast mbështet pretendimet e ish-konkurrentit të eliminuar, Akilit, i cili deklaroi pak kohë më parë se Mimoza Ahmeti ka lehtësime në kontratë dhe do të mbahet në lojë deri pranë finales për shkak të audiencës që garanton.
Deri tani, produksioni i “Ferma VIP” nuk ka nxjerrë asnjë sqarim nëse bëhet fjalë për një dalje të autorizuar (për arsye shëndetësore apo xhirime të specifikuara) apo nëse personi në foto është thjesht një ngjashmëri vizuale.
