Ronaldo Sharka ka ndarë me ndjekësit një prej situatave që duket se e bezdis sa herë udhëton drejt Elbasanit.
Moderatori dhe gazetari ka publikuar në Instagram Story një pamje nga harta e navigimit, teksa ndodhej në aksin Tiranë-Elbasan. Në hartë shihet trafik i rënduar dhe një pritje prej disa minutash përgjatë rrugës.
“Çdo vit i njëjti muhabet. S’do jetoja dot kurrë në Elbasan”, ka shkruar Ronaldo krahas fotos.
Nga postimi kuptohet se komenti i tij lidhet pikërisht me trafikun dhe vështirësitë që hasen gjatë lëvizjes në këtë aks, veçanërisht në periudhat kur fluksi i automjeteve është më i lartë.

Sharka e ka shprehur mendimin në mënyrën e tij karakteristike dhe pa shumë filtra, duke treguar se trafiku i përsëritur do të ishte një prej arsyeve që do ta bënte të vështirë për të jetesën në Elbasan.
Postimi është një tjetër moment nga përditshmëria që Ronaldo ka zgjedhur ta ndajë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
