Pasi shpalli fejesën, motra e Gjestit merr suprizën e papritur nga fansat e këngëtarit

Lajme të gëzueshme vijnë për familjen Kelmendi! Blerina, motra e reperit të njohur Besart Kelmendi, i njohur gjerësisht për publikun si Gjesti, është fejuar.

Ndonëse Blerina ka zgjedhur shpesh të ruajë një profil më privat dhe larg zhurmës së madhe mediatike, ky moment i rëndësishëm në jetën e saj nuk mund të kalonte në heshtje, falë dashurisë dhe vigjilencës së jashtëzakonshme të fansave të vëllait të saj.

Kanë qenë pikërisht admiruesit më të zjarrtë të artistit ata që e kanë bërë këtë ngjarje akoma më të veçantë.

Siç shihet qartë edhe nga pamjet e publikuara, Blerina është surprizuar me një buqetë me lule, brenda së cilës fshihej një letër nga një faqe e dedikuar për reperin (@entertainment.gjest).

Në këtë mesazh, ata jo vetëm e urojnë Blerinën (të cilën e thërrasin me përkëdheli “Liniii”) për fejesën, por gjithashtu shprehin dashurinë dhe mbështetjen e tyre të pakushtëzuar për të gjithë familjen.

Liniii ❤️ Urime fejesën me djalin e zemrës shpresojmë shumë që prania e tij ta ketë bërë jetën sado pak të lumtur! Jemi shumë krenarë për ty, për vajzën e fortë që je, për shembullin e një motre & të një vajze të pathyeshme!” — nis letra dedikuar asaj.

Më pas, mesazhi mbyllet me nota humori dhe me një kerkesë të veçante per Gjestin:

Ti e di që ne ju duam shumeeeeee dhe do jemi gjithmonë në mështetjen tuaj si familje! Ju kemi në zemër! Na e perqafo kingin hahaha. Love you!! Mbështetesit e Gjestit”

Screenshot