Indri Shiroka bën ndryshimin në pamje, e komenton edhe Arbana Osmani

Indri Shiroka duket se ka bërë një ndryshim të ri në pamjen e tij, këtë herë duke ndërhyrë te dhëmbët. Detaji është bërë publik në mënyrë spontane nga Arbana Osmani.

Ish-finalisti i “Ferma VIP” kishte publikuar një video teksa konsumonte një prej produkteve të biznesit të moderatores. Arbana vendosi ta rishpërndante videon në profilin e saj, por vëmendjen e mori komenti me të cilin e shoqëroi.

 

“Kujdes dhëmbët e reja :)”, shkroi moderatorja, duke zbuluar kështu ndryshimin e fundit të Indrit.

Në pamjet e fundit të publikuara prej tij, ndryshimi në buzëqeshje është i dukshëm, ndërsa vetë Indri nuk ka dhënë më shumë hollësi rreth trajtimit që ka kryer.

Arbana dhe Indri ruajnë një raport të mirë edhe pas përfundimit të “Ferma VIP 3”, ku ai ishte një prej protagonistëve të sezonit të drejtuar prej saj.

Këtë herë, një video e thjeshtë për një produkt ushqimor përfundoi duke zbuluar edhe detajin e ri në pamjen e Indri Shirokës.